I nderuar/Zonjë e nderuar,
Ju informojmë se në portalin lms.mkd-cirt.mk është implementuar autentikimi me dy faktorë.
Përdoruesit ekzistues të regjistruar, gjatë hyrjes së tyre të parë, do të ridrejtohen në faqen për përditësimin e profilit të tyre të përdoruesit, ku do të kenë një fushë të detyrueshme për të futur një kod njëpërdorimësh. Ky kod do t’u dërgohet në adresën e emailit që është futur gjatë regjistrimit në portal. Ju lutemi kontrolloni emailin tuaj në dosjen Inbox dhe gjithashtu në dosjet Spam/Junk për mesazhin që përmban kodin e dërguar nga lms.mkd-cirt.mk.
Pas futjes së suksesshme të kodit të vlefshëm, zgjidhni lidhjen për faqen kryesore të portalit nga këndi i sipërm i majtë i dritares së shfletuesit.
Për çdo hyrje pasuese, pas futjes së emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, do të duhet gjithashtu të futni kodin e ri, i cili do të dërgohet menjëherë në adresën tuaj të regjistruar të emailit.
Nëse keni ndonjë pyetje, na kontaktoni në contact@mkd-cirt.mk ose në numrin e telefonit 02 3091232.
Me respekt,
Agjencia për Komunikime Elektronike,
Qendra Kombëtare për Përgjigjen ndaj Incidenteve Kompjuterike, MKD-CIRT